×
  • Lajme
  • Lajme

    A duhet të merret edhe doza e tretë e vaksinës, flet infektologu Tolaj

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 18:35

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që në Kosovë të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.

    Por, sa është e nevojë që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë? A mbron kjo dozë ndaj variantit të ri Omicron? Rreth këtyre dilemave ka folur infektologu Ilir Tolaj.

    Tolaj tha në Klan Kosova se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.

    Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente.

    “Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet ta lejojmë që niveli i imunitetit për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!