×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri nga Prizreni i gatshëm për të punuar si vullnetar kundër koronavirusit

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 23:29

    Vitia, Klina, Malisheva janë qytetet që qeveria ka futur në karantinë pas përhapjes të koronavirusit, ndërsa deri tani janë 9 persona të infektuar.


    Sot rasti i ri u paraqit edhe në Podujevë, por që ende nuk ka një vendim që edhe ky qytet të futet në karantinë.

    Qeveria e Kosovës ka marrë masa dhe vendime për parandalimin e këtij virusi. Qytetet e Kosovës janë tërësisht të zbrazëta, kafiteritë, lokalet, restorantet, motelet e hotelet janë të mbyllura.

    Mjekët janë ata që për asnjë moment nuk po ndalen dhe po japin kontributin e tyre edhe pas orarit që t’i dalin në ndihmë qytetarëve.

    Por ka edhe qytetarë që vullnetarë po lajmërohen për të dhënë kontributin e tyre.

    Një prej tyre është edhe Riad Ponik nga Prizreni, ai është infermier me profesion. Ai ka dërguar një mesazh në adresë të Reporteri.net dhe ka thënë se është i gatshmë në rast nevoje të punoj si vullnetar, për të ndihmuar shtetin dhe popullin e tij, shkruan Reporteri.net.

    Mesazhi i tij:

    Përshendetje i nderuar Ministër z. Vitia

    Unë jam Riad Ponik, Infermier me profesion.
    Duke parë gjendjen aktuale në Kosovë dhe në Botë si dhe trendin e rritjes së numrit me të infektuar me COVID-19 duhet të rritet edhe numri i personelit mjeksor duke përfshirë këtu Mjekët dhe Infermierët.
    Gjendja ekonomike në Kosovë për angazhim të stafit mund të jetë e vështirë dhe e me kosto të mëdha për Qeverin dhe Shtetin. Aktualisht në vendin tonë ka një numër të madh profesionistësh shëndetësor dhe një numër i madh i tyre janë të papunë, ashtu siq jam edhe unë, andaj si shprehje e vullnetit tim të plotë unë si Infermier shpreh gadishmërin time që në rast nevoje të punoj si VULLNETAR, duke ndihmuar Shtetin dhe Popullin tim.
    Respekt për të gjithë stafin mjeksor që sot gjenden në vijën e par të frontit.

    Gjithë të mirat!
    Riad Ponik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!