×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierja e QKUK-së kritikon partitë: Qe 11 muaj jam në vetizolim, kur po ju shoh në tubime po më dhemb shpirti

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 12:41

    Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu, ka kritikuar partitë politike të cilat po mbajnë tubime në kohë pandemie.


    Infermierja thotë se që 11 muaj ndodhet në vetizolim, ndërsa kur po i sheh tubimet e partive politike po i dhemb shpirti.

    Rruga e vetme që bënë ajo thotë se është për të shkuar në punë, në market dhe në banesë.

    Postimi i saj i plotë:

    Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj eshte pune& shitore & banes..vetem qe te mos infektohem dhe eventualisht te mos e infektoj askend( pasi qe ne cdo dite pune jam kandidat potencial me qen me covid) vetem tju sherbej pacienteve..cdo sakrific e imja si duket askujt nuk I le pershtypje..andaj kur po ju shoh ne keto tubime po me dhemb shpirti…faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”per vete!???☹??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!