×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit për vrasjen e Sebahate Morinës nga ish-bashkëshorti

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 11:44

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit ndaj të ndjerës, Sebahate Morina.

    Sipas njoftimit, inicimi i procedurës disiplinore ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar i është shkelur e drejta për jetë.

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë e Shtetit.

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim përmes së cilit ishte konstatuar se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashkëshorti më 14 mars 2021 në Prishtinë.

    Kushtetuesja bën përgjegjës shtetin për mos-mbrojtjen e Sebahate Morinës që u vra nga bashkëshorti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!