×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciohet projektligji për rregullimin e çmimit të barnave

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 10:54

    Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ka iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale.


    Deputeti Uran Ismaili, ka thënë se ky ligj e mbron xhepin e qytetarëve dhe kthen dinjitetin e farmacistëve të Kosovës.

    “Në maj të vitit 2019 si ministër i Shëndetësisë pata nënshkruar udhëzimin administrative për rregullimin e barnave me qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalohet abuzimi me çmime të barnave, për mua dhe qytetarëve të Kosovës implementimi i këtij udhëzimi ka qenë çështje e mbyllur, fatkeqësisht edhe pse u nënshkrua implementimi nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi pamë kontrata që nënshkruheshin me çmime deri në 2 mijë për qind më të shtrenjta, por edhe pamë qytetarët tanë që ilaçet e 20 eurove i blinin nga 200-300 euro. Fillet e pengesave për këtë u panë në qeverinë Kurti 1, eskaloi në qeverinë Hoti që anuloi udhëzimin dhe pas presionit publik e pezulloi zbatimin e tij”, ka thënë Ismaili.

    Ai e ka ftuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia që të përkrahin këtë ligj dhe të mos e vonojnë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!