×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati kthen Basri Ibrahimin në pozitën e Kryeshefit të Trepçës, u shkarkua në kohën e Kurtit

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 14:17

    Edhe një tjetër drejtor i një institucioni të lartë në vend është kthyer në punë, pas shkarkimit në kohën e Qeverisë Kurti, shkruan Reporteri.net.


    Inspektorati i Punës e ka kthyer në detyrë edhe një Kryeshef të shkarkuar në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit. Basri Ibrahimi ishte Kryeshef Ekzekutiv i Trepçës por u shkarkua nga Bordi i ri i saj, i emëruar nga Qeveria e kaluar.

    Ibrahimi u ankua dhe Inspektorati ka aprovuar ankesën e tij, duke vendosur kështu kthimin në detyrë. Vendimin e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Anëtarët e ri të Bordit të përkohshëm të Trepçës, të emëruar në muajin Mars, janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.

    Ditë më parë, Inspektorati ka aporvuar ankesën edhe të Njazi Thaçit, ish drejtorit të KEK-ut dhe Bedri Istrefit, kryeshef i Telekomit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!