×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati në Ferizaj konfiskon 1500 doreza e maska, kishin qëllim tregtimin

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 20:02

    Stacioni Policor, departamenti i Hetimeve në Ferizaj së bashku me inspektoratin komunal kanë konfiskuar 15 pako me dorëza dhe maska medicionale të cilat nuk kishin deklaracion për prejardhje dhe destinim.


    Fillimisht vetura e dyshimtë është ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërkohë janë konstatuar gjithsejtë një mijë e 500 dorëza dhe maska pa dokumente.

    “Inspektorati i Komunës, pas kontrollit që i bëri automjetit të dyshimtë, konfiskoi këtë sasi materiali mbrojtës, që për qëllim kishte tregtimin dhe personi që po bartte këtë sasi, u shoqërua në polici për hetime të mëtejme”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e zyrës për informim në komunën e Ferizajt.

    Sipas tyre, kjo gjendje paniku, po shfrytëzohet për veprime kriminale e të dyshimta, andaj kërkohet vigjilenca e qytetarëve që t’i denoncojnë këto raste si dhe të veprohet siç veproi Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj bashkë me Inspektoratin e Komunës që parandaluan daljen në treg të kësaj ngarkese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!