Inspektorati në Mitrovicën e veriut gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.
Nga inspektimet në markete janë hasur një sërë produkesh me afat të skaduar të cilat janë larguar nga tregu.
Në pamjet që ka siguruar gazeta online Reporteri.net, shihen produket që janë hasur e që disa prej të cilave u ka skaduar afati qysh në vitin 2022 e 2023.
Një marketi i është vënë edhe dryni. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.