×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 9:40

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes së tij.


    “Me dhimbje dhe krenari përkujtojmë një prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Sot, kujtojmë bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e Kosovës, Xhemail Mustafa.

    Xhemaili ishte i veçantë, kishte guxim, ishte vizionar dhe punëtor, luftëtar i madh për çlirimin e Kosovës.

    Xhemail Mustafa, intelektuali i jashtëzakonshëm të cilin e humbi Kosova, fuqishëm luftoi ta artikuloj mesazhin për realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar për kauzën e Kosovës.

    Veprat e Xhemail Mustafës janë gjurmë e pashlyeshme e të kaluarës dhe të tashmës për të gjithë ne.

    Institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemailit dhe shumë veprimtarëve tjerë, që padrejtësisht i ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre dhe të gjithë neve, pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!