Ndonëse e gjitha bota është në panik dhe kërkohet të mos dalin në punë vendet ku janë shënuar edhe viktima, bizneseve në Kosovë, nuk po iu bënë përshtypje kjo.
Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin se marketet në Kosovë kanë dyfishuar thuajse çmimet pas panikës së krijuar për koronavirusin, edhe pse në vendin tone ende nuk ka asnjë person të prekur.
Duke parë vlugun e madh të konsumatorëve, rrjeti i marketeve, “Interex”, ka marrë një vendim në dëm të punëtorëve, të cilëve ua ka anuluar pushimin javor dhe rrit orarin e punës.
Ky vendim i tyre bije në kundërshtim me vendimin e qeverisë e cila mbrëmë bëri thirrje që punëtorët që kanë fëmijë të marrin pushim dhe të mos rriten çmimet e të mos përhapet panik.
Se i është hequr pushimi javor punëtorëve e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe një nga punëtorët e këtij marketi.
Ndërsa kjo konfirmohet edhe në njoftimin e marketit Interex, ku thuhet se edhe orari i punës do të rritet.
“Njoftohen të gjithë punëtoret e Proes 17, Gjilan se nga sot 12.03.2020, Anulohen pushimet javore, deri në njoftimin e radhës. Gjithashtu orari i punës për ditët në vijim do të jetë 9 orë”, thuhet në njoftimin e këtij biznesi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.