×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Intervistimi i Pecit si i dyshuar, policia tregon se çka u sekuestrua në bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 10:21

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë dhe zyrën e një kompanie private të martën ka sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në aksionin që lidhej me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të impiantit të mbetjeve shtazore, janë intervistuar dy persona, që janë liruar në procedurë të rregullt.

    Siç ishte konfirmuar nga Prokuroria, u intervistuan ministri Faton Peci dhe drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha. E në raport rasti është cilësuar si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

    “Prishtinë / 19.07.2025 – NN. Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!