Një person është intervistuar si dëshmitar i rastit ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar në qytetin e Mitrovicës.
Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë se personi i cili u raportua si i dyshimtë ka qenë dëshmitar e jo i dyshimtë.
“Një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa policia janë në kërkim të një personi tjetër”, ka thënë Zahiti për Insajderin.
Zahiti ka thënë se rasti është duke cilësuar si tentim vrasje ndërsa ende është në hetime.
jatë natës së mbrëmshme u raportua për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës ku një person mbeti i lënduar me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Bëhet fjalë për një person 21-vjeçar, të cilit i janë plagosur të dy këmbët me armë zjarri.
Sabri Bajgora nga QKUK ka thënë se gjendje e të riut është stabile.
“Në QKUK ka ardhë një person dhe ka lëndime në të dy këmbët me plumb, ka thyerje të ashtit. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe viti i lindjes së tij është 1997”, ka thënë Avdush Bajgora nga QKUK .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.