×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    IPK suspendon policin që dyshohet se nuk e ndaloi në kufi të dyshuarin për kontrabandë me drogë

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 14:19

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka ndalur një të dyshuar për kontrabandë me narkotikë nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, IPK-ja njofton se polici tashmë i suspenduar, dyshohet se derisa ishte në detyrë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, nuk ka ndalur e as s’e ka futur në sistem të të dhënave të Policisë një person të dyshimtë, i cili më pas është ndaluar nga Policia maqedonase nën dyshimet për kontrabandë me drogë.

    Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor (tashmë  i suspenduar) më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

    IPK bën me dije se polici dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe hetuesit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!