Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se aksionet kundër krimit të organizuar, siç ishte ai i mëngjesit të sotëm në veri të vendit, nuk njeh etni.
Ish-kryeministri ka përshëndetur veprimet policisë, të cilat arrestuan dhjetëra zyrtarë policorë serb dhe disa qytetarë që reaguan kundër këtij aksioni.
Ky është reagimi i Isa Mustafës në facebook:
Të nderuar qytetarë
Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji.
Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.
Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.
Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.