Në Hotelin Sirius po zhvillohet një takim kokë më kokë në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryetarit në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Këtë gjë e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të AAK-së, të cilët në kushte anonimiteti thonë se takimi po vazhdon, shkruan Reporteri.net.
Burime të Reporteri.net thonë se LDK dhe AAK po qëndrojnë mirë në pikat që po diskutohen, dhe po presin që mandatari t’i jepet kësaj të pares.
“Po presim mandatarin nga presidenti. Me LDK jemi mirë”, ka thënë burimi i Reporteri.net.
Ndërkohë, gazeta merr vesh se një gjë e tillë pritet të ndodhë brenda kësaj jave, ku pritet që kreu i LDK-së të ftohet në takim nga presidenti Hashim Thaci.
Sidoqoftë, nga LDK-ja janë shprehur të gatshëm ta pranojnë mandatarin dhe të provojnë ta krijojnë qeverinë nëse, sic thonë ata, kjo gjë është në përputhje me Kushtetutën./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.