×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për letrën e Kurtit, thotë se LDK-ja po do t’i përmbyll bisedimet me VV-në

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 16:15

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nga selia e partisë, aty ku janë mbledhur deputetët e LDK-së, ka folur për letrën të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në adresë të LDK-së, në lidhje me ofertën e fundit të kësaj partie.


    Mustafa nuk ka dhënë detaje lidhur me përmbajtën e letrës, por ka thënë se nuk e konsideron si letër zyrtare, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se LDK është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces, për çka ka thënë se kjo parti po punon maksimalisht duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Letrën do ta shohim. Nuk e konsideroj letër zyrtare. Është  përgjigje zyrtare, është një letër në cilësinë jo shumë zyrtare. Ajo që mund të ju them është që ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces, të arrijmë marrëveshje me Vetëvendosjes, t’i themelojmë institucionet dhe të mos vazhdojë akoma kjo agoni e institucioneve. Për këtë do të punojmë maksimalisht dhe kërkojmë që edhe VV ta bëjë këtë. Komunikimet gjithmonë i kemi pasur direkt por ne s’mund t’i instruktojmë se si ata do të veprojnë. Nëse e mbajmë Këshillin konsiderojmë çështje që janë parimore, por jo elemente të letra sepse kemi të përcaktuar parimet e marrëveshjes dhe mbi ato po mundohemi të arrijmë marrëveshje”, është shprehur Mustafa. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/1874348186043483/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!