×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa fton që të bëhen bashkë Thaçi, Kurti e Osmani kundër coronavirusit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:03

    Ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk munden vetëm mjekët të japin kontribut në gjendjen aktuale me coronavirusin.


    Ai ka potencuar se është koha që të komunikojnë parestuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net

    “Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset. S’munden vetëm mjekët. Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria. S’duhet humbur kohë. Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subject”, ka thënë Mustafa.

    Ndërkaq, ai thotë se duhet vepruar si në gjendje të jashtëzakonshme për t’u përballur me fatkeqësinë që ka prekur Kosovën.

    “Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë! Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, kryeministri Kurti dhe presidenti Thaçi po veprojnë ndaras ndaj situatës, duke bërë thirrje të vazhdueshme për respektim të masave. Dje, madje, Qeveria vendosi situatë emergjente, e Presidena paralajmëroi se mund të vendoset edhe Gjendje e Jashtëzakonshme./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!