Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka folur për ftesën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për bisedime lidhur me postin e presidentit të vendit.
Hoxhaj tha se ftesa i takon shefit të koalicionit qeverisës. Sipas Hoxhajt fillimisht partitë në pushtet duhet t’i harmonizojnë qëndrimet për këtë çështje para se të ulen në tavolinën e diskutimeve.
“Isa Mustafa në fund të fundit është shefi i koalicionit dhe i takon partisë më të madhe që të ftojë një takim të tillë”, tha Hoxhaj në Pressing.
“Partnerët e koalicionit janë një palë dhe ne të tjerët sepse ne jemi në opozitë”, shtoi ai.
“Temën e çështjes së presidentit e shohim si temë të përbashkët me partnerët e koalicionit. Ata duhet t’i harmonizojnë qëndrimet”, tha Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.