Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Samiti i Berlinit bëri që presidenti Hashim Thaçi të fillojë ta korrigjojë idenë e tij për ndryshimin e kufijve.
“Mendoj që i është dhënë një shqelm i fuqishëm kësaj ideje, nuk jam i sigurt se a është mbyll ose jo”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka thënë se në deklarata po korrigjohet edhe presidenti i vendit, ndërsa ka shtuar se nuk e ka të qartë qëndrimin e presidentit.
“Sepse kur është nis për Samit (Berlin) ka thënë se do të angazhohet që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet me Kosovën, ndërsa në disa intervista dhe deklarata ka thënë se është kuptuar gabimisht sepse s’ka thënë kurrë se është për korrigjim të kufijve. Është mirë që ka heq dorë nga kjo”, ka deklaruar Mustafa në KTV, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se deklaratat e presidentit për korrigjim të kufirit i kanë bërë dëm vendit por edhe janë “fajtore” pse ka ngecur procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ka shtuar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk voton pro idesë së korrigjimit të kufijve.
“Për LDK në asnjë rast nuk do ta përkrahë këtë. Në asnjë rrethane nuk do votonte LDK marrëveshje për korrigjim kufijve sepse do të votonim për hapjen e shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.