×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kërkon PO ose JO nga KP i LDK-së për Avdullah Hotin

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 11:57

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar miratimin e Këshillit të partisë rreth të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hotit.


    Këshilli i LDK’së përmes postes elektronike, për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi Covid 19, do të votojë për kandidatin për kryeministër, që e zgjodhi dje kryesia e partisë.

    Anëtarët e Këshillit kanë marrë letrën të enjtën dhe patën në dispozicion një ditë për të dërguar përgjigjet e tyre.

    Ky këshill ditë më parë e ka miratuar edhe vendimin e kryesisë për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe partitë e minoriteteve në Kuvend.

    LDK e ka zgjedhur të enjten Avdullah Hotin kandidat për kryeministër, me kërkesë të Presidenit Hashim Thaci për dërgimin e një emri për ta mandatuar që ta formojë Qeverinë e re, pasi Thaci konsideroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e shfrytëzoi të drejtën si parti fituese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!