Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka folur për masat e reja anti-COVID të vendosura nga Qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.
Mustafa shprehet kundër masave kufizuese për qytetetarët dhe bizneset, por thotë se Kosova tashmë ka një regjim absolut, që mund të bëj çfarë të dojë, shkruan Reporteri.net.
“Para këtij regjimi, jam shprehur prore kundër masave të cilat ngujojnë qytetarët dhe e dëmtojnë ekonominë shumë fragjile të Kosovës. Masa të tilla shpërfaqin botëkuptimet e atyre që i sjellin Qeverisë, pikëpamjet e tyre represive të ushtrimit të pushtetit.”, ka thënë Mustafa për Periskopin.
Sipas tij, këto masa nuk janë të nevojshme pasi që nuk japin rezultat, por vetëm krijojnë frikë dhe depression tek qytetarët.
“Ato nuk japin rezultate, në të kundërtën, krijojnë frikë dhe depresion te qytetarët. Kjo nuk na nevojitet.”, ka thënë më tej ish-kryetari i LDK-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.