×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mbledh deputetët në seli të partisë, “shqyrton” letrën e Kurtit

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 15:31

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që nga mesdita po qëndron në ambientet e partisë.


    Pas një interviste që realizoi me televizionin publik, ai ka vazhduar me çështjen kryesore, që është konsultimi për bisedimet me VV-në, shkruan Reporteri.net.

    Në këto momente në zyrat e partisë po qëndrojnë disa deputetë të LDK-së, me të cilët Mustafa po bisedon për gjendjen aktuale, sidomos pasi VV-ja i refuzoi ofertën.

    Nuk është bërë e ditur se cilët deputetë janë në takim me Mustafën, mirëpo kjo mund të lidhet edhe me paraqitjet publike që krerët e LDK-së do t’i kenë sonte në televizione.

    Ndërkohë, mediat po raportojnë se një letër ka mbërritur në momentet e fundit në zyrat e LDK-së. Ajo mban firmën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, dhe po shqyrtohet nga partia e Mustafës.

    Ndryshe, VV e LDK janë futur në një situatë të vështirë, pasi propozimet e njërës po refuzohen kategorikisht kundër nga tjetra./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!