×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa nesër në mëngjes e pret Lajçakun në zyrë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 20:41

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do ta pres në mëngjes përfaqsiesin Special të NE-së, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.


    Takimi do të mbahet në ora 08:30 të mëngjesit.

    Sipas njoftimit të LDK-së mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe nuk do të ketë deklarime për mediat por vetëm një komunikatë pas përfunimit të këtij takimi.

    “Nesër e enjte më datë 15 tetor 2020, në orën 08:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesin Special të NE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në selinë qendrore të LDK-së. Mediat mund të marrin pamje disa minuta në fillim të takimit, ndërsa pas takimit zyra e LDK-së dërgon komunikatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Lajçak gjatë vizitës në Kosovë është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti; kryeparlamentaren Vjosa Osmani; liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli; kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limaj; kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli

    Çështja kryesore për te cilën emisarin BE-së do të flasë me politikanët kosovar pritet të jetë tema e Asociacionit të kominave me shumicë serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!