Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se sot ka mbajtur takim me zyrtarë të lartë të partisë për të biseduar për përgjijgjen e Këshillit të Përgjithshëm lidhur me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.
MIrëpo, ai u pyet edhe për emrin e kryeministrit që do të propozohej nga ai. Mustafa hezitoi që të flas për këtë gjë, duke thënë se nuk e kanë biseduar detajisht, shkruan Reporteri.net.
Mustafa u pyet nëse emri i tij është diskutuar si i mundshëm për kryeministër. Ai nuk e mohoi këtë gjë, duke thënë se “s’po them gjë njëherë”.
“Sot s’po them gjë njëherë, pasi sapo ta kemi rastin për qeveri, do ta bisedoj me bashkëpunëtorët”, ka thënë Mustafa.
Ai u pyet edhe njëherë, dhe duke qeshur nuk refuzoi asgjë, dhe shtoi se mbetet të shihet sapo LDK-së t’i jepet hapësira.
Sidoqoftë, është raportuar më herët se Isa Mustafës po i kërkohet nga partia që të bëhet shef i Qeverisë, por ai vet nuk ka folur për këtë gjë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.