Ish-kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka thënë se qeveria aktuale me mos veprim po e dëmton shtetin e Kosovës. Sipas tij mungesa e investimeve nga ana e qeverisë ka bërë që të kemi ngadalësim të rritjes ekonomike, më pak mjete në qarkullim dhe me shumë varfëri.
Ish kryeministri Mustafa ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij investimet e bëra kanë ndikuar që të kemi rritje të vazhdueshme ekonomike.
Në anën tjetër ai pohon se kjo qeveria nuk ka as projekte e as mëndësi të zhvillimit, tregues për këtë është fakti se kanë shpenzuar vetëm 9% nga mjetet e ndara për investime kapitale.
Ish kryeministri ka kritikuar edhe mënyrën e tenderimit për ndërtimin e infrastrukturës nga ana qeverisë Kurti.
“Në kohën e qeverisjes time nuk kemi pasur në kompani tonën, i gjithë procesi është zhvilluar me tender publik, ndërsa shumica e kontratave që lidh kjo qeveri janë një burimore, pra s’ka process të tenderimit fare”, ka shtuar ai në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.