Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas një sondazhi i cili është realizuar në TV Dukagjini, me pyetjen “A po e kërcënon LDK koalicionin?”.
Mustafa në një postim në faqen e tij zyrtarë në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një sondazh me prapavijë qëllimkeqë i këtij televizoni, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë po ashtu se kjo pyetje është sugjestive dhe rrjedhimisht joprofesionale, sepse sipas tij nëse është nevoja për një pyetje të tillë, do të duhej të ishte neutrale.
I pari i LDK-së, ka shtuar se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni.
Ky është postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2752710571461829?__xts__%5B0%5D=68.ARCSmOoX9EVtJhFy84KmquiGCkQJcEcSbpT0UE1ZFU7BGd1EM-3juud6cwoD7chItE23HINo1zDMSLrSMROOZV5TaNiAXmDRFeP5ctqgglulnlwFSSpOjLaBfWTZOtnFgvE9JtG_gfMzBEdyhNn2goxeFhMdnTAlcTPMgs2v3XfBGOajVi0SY7rAmm2vYcfScf7GFU5ZfgLOXdKIdGR9vnly7DmYsipP-ciCggEsOkXGcIb7-L7rJLcKlrftq92-Q_ZdSBSxC5UJ9cYwWt0VgMfhrdo0r-jQI3fialdmDgg2o-Sok1H9LoRbKk5Nae6SeVYXd4I9sN8Dg81r2PgZOw&__tn__=-R
/Reporteri/