×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa shkon “fshehurazi” në parti

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:25

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është parë sot duke hyrë në zyrat e LDK-së, ani pse nuk ka njoftuar për ndonjë takim të Kryesisë apo me struktura të tjera të partisë.


    Mustafa nuk ka folur as për media dhe nuk ka njoftuar ato, madje është kujdesur që të mos duket teksa shkon në zyrën e tij, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri ka provuar të flas me zëdhënësin e kësaj partie, Besian Mustafën, që është edhe deputet i kësaj partie. Ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

    Ndërkohë, askush tjetër nga LDK nuk ka konfirmuar ndonjë takim në parti, siç ka ndodhur dje.

    Vlen të theksohet se LDK-ja ndodhet tani në një pozitë ku VV-ja i ka refuzuar ofertën e fundit, që përfshinte marrjen e postit të kryeparlamentarit derisa të merrte postin e presidentit.

    VV-ja është shprehur kategorikisht kundër që Glauk Konjufca të largohet nga ky post, duke e quajtur kërkesën e LDK-së si tallje.

    Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi e Liburn Aliu, zyrtarë të lartë të partisë, kanë thënë se kërkesa e LDK-së janë të papranueshme, duke potencuar se zgjedhjet mund të jenë opsioni tjetër.

    Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku nga LDK theksoi se zgjedhjet do t’i kushtonin shumë Kosovës por, sipas tij, partia ku bën pjesë nuk ka frikë nga ato.

    Ndryshe, vetëm Vjosa Osmani ka qenë e zëshme në kërkesën e saj për ta arritur marrëveshjen me VV-në, ndërkohë që nënkryetari tjetër, Agim Veliu, ishte kundër me të gjithë zërin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!