Ish kryeministri dhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, e ka komentuar edhe sulmin fizik të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ndaj një qytetari.
Ai këtë e ka konsideruar si sulm banditesk.
“Sjellje banditeske të njerëzve që presin nesër ta marrin të gjithë pushtetin. Pra, sipas logjikës së tyre, ata munden me rrah, me arrestu dhe ta kapin shtetin, sepse po kërkojnë ta marrin pushtetin absolut”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, nuk ka demokraci në ato vende nëse bëhet siç po thotë Vetëvendosje.
“Vet fakti se ata kërkojnë krejt dhe drejt dhe atë pushtet ta drejtojnë se si dojnë vet”, tha Mustafa, duke shtuar se “Bulliqi edhe e rrahu njerin edhe mashtroi se nuk e ka rrahur”.
“Leksioni në Podujevë flet për natyrën dhe karakterin e atyre që nesër presin ta marrin pushtetin”, ka thënë Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.