×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Hasani tregon se çfarë i tha Hashim Thaçit kur e vizitoi në Hagë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 19:11

    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka folur për vizitën që i ka bërë ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ai në “Frontal” në T7 ka treguar se çfarë ka folur me Thaçin në këtë takim.

    “Unë kam shkuar e kam takuar Hashimin. I kam thënë i nderuar president kam ardhur me të vizitu, e di se i kam përjetuar këto vuajtjet e burgjeve. Nuk janë bash të njëjta. Ne kemi pasur represionin ju nuk e keni. Ne e kemi pas më të lehtë ju e keni më të rëndë. Pse më tha e keni pasur ju më lehtë e ne më rëndë. I thashë se ne e kemi pasur motivin e luftës për liri, e ju nuk e keni më motivin se Kosova është e çliruar”, ka thënë ai.

    Hasani tha se është interesuar edhe për pikat e aktakuzës ndaj Thaçit. Kjo pasi sipas tij të njëjtat akuza i takojnë edhe atij.

    “U interesuam për gjendjen, pikat e aktakuzës. Qato pika që i takojnë atij më takojnë edhe mua se ne kemi qenë bashkë. Jam që çdo përpjekje me ba si popull, si institucione, si shtet, si luftë e përbashkët për mbrojtjen në Hagë, sepse nuk guxojmë të lejojmë që UÇK-ja të dalë para drejtësisë dhe të gjykohet. Nuk gjykohet më Hashim Thaçi atje por populli ynë, gjykohet lufta jonë dhe aleanca e luftës sonë. Pra aleatët që na kanë ndihmuar. Ne duhet me bë përpjekje që ta mbrojmë këtë luftë, sepse ne nuk kemi bërë luftë çlirimtare”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!