Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Bashkimin Evropian që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse, shkruan ai.
Tutje, ai ka shtuar se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.
“Poshtersine me te madhe qe mund ta beje BE-ja me Kosoven eshte nderlidhja e liberalizimit te vizave me dialogun me Serbine”, ka shkruar Peci.
“Dialogu dhe liberalizimit nuk kane te bejne asgje njera me tjetren”, ka vlerësuar ai.
“Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndermjetesim te BE-nese vezhdon me kushtezime te tilla, non sense dhe perulese”, ka porositur Peci.
“BE-ja ka filluar t’i perngjaje “transformersave”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj ne regjion eshte duke u venitur me renie te lire”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.