Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Në mëngjesin e sotëm, ftesë nga Specialja ka marrë edhe ish-luftëtari I UÇK-së, Nuredin Ibishi, i cili gjatë luftës ka qenë epror në Zonën Operative të Llapit.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari I OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë’, ka shkruar Gucati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.