×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Agim Veliut takohet në kafene me Shpejtim Bulliqin e VV-së

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 18:06

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që në zgjedhjet lokale të tetorit, bashkë me VV’në, synon ta marrë mandatin e plotë në krye të kësaj komune, së fundi ka patur një takim në kafene me një figurë të rëndësishme të LDK-së në Podujevë.


    Bulliqi, sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’ shihet i shoqëruar nga Hamdi Jaha, ish-drejtor komunal në Podujevë, gjatë qeverisjes së Agim Veliut me këtë komunë.

    Madje, Jaha konsiderohej edhe njeri i afërt dhe me ndikim tek ish-kryetari Veliu. Gjithashtu, Jaha është në mesin e 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kishte kandiduar për deputet në vitin 2019.

    Megjithatë Jaha, pas dorëheqjes së Agim Veliut nga komuna e Podujevës, ishte shkruar nga Drejtoria e Urbanizmit në komunë, me vendim të ushtruesit të detyrës së kryetarit Nexhmi Rudari.

    Në fotografinë me Jahen dhe Bulliqin shihet edhe biznesmeni llapjan Ditar Hoti, vëllai i ish-deputetit të LDK-së Visar Hoti, gjithashtu pjesë e anëtarësisë së Këshillat të Përgjithshëm të LDK-së.

    I kontaktuar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Shpetim Bulliqi me arrogancë ka refuzuar të flas rreth takimit me Jahen dhe nëse ai i ka ofruar mbështetje atij në kandidaturën për kryetar të Podujevës.

    Madje, atij i është dukur “pyetje palidhje” interesimi i gazetës për takimin.

    “Mos bo pyetje palidhje. Nuk është punë e juaja me kënd rri unë”, tha kryetari i Podujevës, njëherit kandidati i VV-së për Podujevë në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.

    Ndryshe, Shpejtim Bulliqi i VV-së, në garën për Podujevën pretendet kryesor parashihet ta ketë kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni.

    Në takimin me degën e LDK-së në Podujevë, kur kryetari Lumir Abdixhiku e prezantoi Hysenin para kryesisë së degës në këtë komunë, nuk ishte parë të ketë qenë prezent ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ndonëse i njëjti konsiderohet ende figurë e rëndësishme për partinë në rajonin e Llapit.

    Gjithashtu, në fotografitë që janë shpërndarë në facebook nuk shihet as Hamdi Jaha të këtë marrë pjesë në këtë takim të 18 gushtit në degën e LDK-së në Podujevë.

    Por aty ka qenë prezent ish-deputeti Visar Hoti që madje edhe ka bërë një shëtitje në qytet me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe kandidatin për Kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!