×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës: Çmimi i naftës në gusht pritet të arrijë në 2.30 euro për litër

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 14:48

    Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me rritje rekorde të çmimit të derivateve.

    Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi ka parlajmëruar se rritja e çmimit në gusht të këtij viti pritet të prekë vlerën 2.30 uro për litër.

    “Bazuar në një punim parashikues ekonometrik të JP morgan, çmimet e derivateve deri në gushtë/22, pritet të prekin vlerat deri në 7$/galon.

    Ndërsa qeveria Amerikane pritet të ndarmarr masa të shpejta lehtësuese, duke zbatuar politika të uljeve të taksave dhe shtimin e subvencioneve.

    Por asnjëherë nuk ndërhynë në përcaktimin e marzhês së fitimit apo të çmimit shitës, sepse America ka ekonomi të tregut.

    Në vendin tonë, deri në gusht/22 çmimet e derivateve pritet te prekin vlerat 2.30€/liter.

    Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës idenë nuk e kemi se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmerr Qeveria jonë!”, shkruan ai.

    Në disa pika në karburanteve, një litër naftë është duke u shitur me 1 euro e 90 cent.

    Ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

    Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

    Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

    Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!