×
  • Lajme
  • Lajme / Ikja nga burgu

    Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues flet për arratisjen e Hajrizit: Çuditesha kur dilte, e vriste dikë dhe kthehej

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 18:09

    Faton Hajrizi u arratis nga burgu për herë të nëntë dhe pas arratisjes së tij nga burgu i Smrekonicës, Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kapur.

    Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj tha në Frontal në T7 se çuditej kur edhe gjatë kohës kur ai udhëhiqte SHKK-në, Hajrizi, të cilin e quajti “shpirt i huaj”, arratisej.

    “Ai ka qenë shpirt i huaj, i shkruanin letër njerëzit i thoshin kemi me të ndihmu, unë çuditesha kur ai dilte, e vriste dikë edhe kthehej”, tha Zogaj.

    Ai tha se me të është dashur të punohet më shumë.

    “Është dashtë me u marrë më shumë me të. Edhe sot ka mungesë të psikologëve, prandaj është dashtë me u marrë më shumë sepse ai ka pasë një karakter komik interesant”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!