×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Haradinajt: Kurti i bëri favor Vuçiqit që t’i fitojë zgjedhjet

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 19:49

    Ish-këshilltari dhe shefi i stafit të ish-kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, se taksa do hiqet pjesërisht më 15 mars.


    Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter ka thënë se ky vendim do t’i shkatërrojë të gjitha përpjekjet për një marrëveshje finale me Serbinë, do të na çojë në një proces të pafund dhe do ta ndihmojë Aleksandër Vuçiq që t’i fitojë zgjedhjet në Serbi.

    Selimi, tutje ka thënë se të kthehesh prapa nga një pozicion fitues, është amatorizëm politik, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!