×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Hashim Thaçit për Donika Gërvallën: S’mund të jetë kryediplomate e jona dikush që është në linjë të plotë me propagandën serbe

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 18:18

    Ish-këshilltari i presidentit të kaluar kosovar, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e konfirmoi se krenohet me deponimin e shkarravinave politike kundër themeluesve të UÇK-së.


    Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se kryediplomatja kosovare paska treguar zell të madh për ta vazhduar përbaltjen edhe nga pozita e njeriut të dytë të Qeverisë së Kosovës.

    “Nuk mund të jetë kryediplomate e jona dikush që është në linjë të plotë me propagandën serbe”, shkroi ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Në vend që kryediplomatja të reflektonte, ajo edhe si qeveritare konfirmoi se krenohet me deponimin e shkarravinave politike kundër themeluesve të UÇK-së. Madje, paska treguar zell të madh për ta vazhduar përbaltjen edhe nga pozita e njeriut të dytë të Qeverisë së Kosovës.
    Pa kërkuar asnjëherë drejtësi për mbi 400 masakra të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, si kryediplomate ajo po i legjitimon pretendimet serbe për të ashtuquajturat “krime të shqiptarëve”.
    Kjo përbaltëse politike, e cila as nderin e paraardhësve të saj nuk është në gjendje ta ruajë, na paska folur edhe për nderin!
    Nuk mund të jetë kryediplomate e jona dikush që është në linjë të plotë me propagandën serbe!
    Nuk mund të jetë kryediplomate e jona as ajo që Kosovën e cilëson si të turpshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!