Ish këshilltari i Isa Mustafës: VV dhe LDK dy gjysma që pretendojnë ta bëjnë një tërësi

Dy partitë që fituan zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, për Faton Abdullahun, ish këshilltari i Isa Mustafës, janë dy dy gjysma që pretendojnë ta bëjnë një tërësi.


Ai thotë se LDK refuzon tash e shumë vite ta intonoj hymnin kombëtar shqiptar në të gjitha tubimet e përkujtimet që i organizon, kurse VV në asnjë manifestim përkujtim a protestë nuk e ka intonuar himnin e shtetit të Kosovës, as përdor flamurin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Skicë për ese – Simbolet

VV dhe LDK dy gjysma që pretendojnë ta bëjnë një tërësi

LDK refuzon tash e shumë vite ta intonoj himnin kombëtar shqiptar në të gjitha tubimet e përkujtimet që i organizon. Rrallë e hiç e përdor flamurin kombëtar.

Kur e bën këtë e bën me ngurrim të çuditshëm dhe mjaftohet plotësisht me përdorimin e flamurit të Presidencës duke e eklipsuar qëllimshëm flamurin kombëtar.

VV në skajin tjetër të kësaj qasje përjashtuese, asnjëherë në asnjë manifestim përkujtim a protestë nuk e ka intonuar himnin e shtetit të Kosovës, as përdor flamurin e Kosovës.

Të dyja po përpiqen ta bëjnë një tërësi qeverisëse. Duhet të presim që ta bëjnë këtë, fundja është vullnet i shprehur i qytetarit të Kosovës.

Por në këtë dimension simbolesh të shohim se a do ta bëjnë një tërësi funksionale e pragmatike.

Përndryshe tek e tek VV dhe LDK në këtë segment do të vazhdojnë të mbesin të përgjysmuara e të përçudnuara jo vetëm politikisht.