Avokati Besnik Berisha, njëherit ish-këshilltar i Isa Mustafës, e ka quajtur antikushtetuese vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizim të lirisë së lëvizjes.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Gjendja e jashtezakonshme dhe kufizimi i lirise se levizjes me vendim te qeverise eshte antikushtetuese. Qytetaret s’kane asnje detyrim me i zbatu vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund te penalizohet per kete.
Per me teper, as policia dhe organet e sigurise nuk duhet ta zbatojne vendimin antikushtetues sepse bejne veper penale.
Mjafton nje lexim i shpejt i nenit 56 te kushtetutes dhe do kuptoni se:
Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.
2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.
https://www.facebook.com/besnik.berisha/posts/10220587278445976