×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Mustafës: Këto janë disa nga arsyet pse po vonohet certifikimi i zgjedhjeve dhe krijimi i qeverisë së re

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:07

    Faton Abdullahu, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka dhënë disa arsye që sipas tij po e vonojnë certifikimin e zgjedhjeve dhe zgjedhjen e qeverisë së re.


    Sipas tij sa më e ndërlikuar bëhet KQZ-ja (PZAP – i Gjykata etj.) në procesin e (ri) numërimit të votave dhe certifikimit të tyre aq më ngeshëm po e marrin VV dhe LDK procesin e marrëveshjes për krijimin e qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Disa arsye dhe efekte të vonesës së certifikimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë së re

    Sa më e ndërlikuar bëhet KQZ-ja (PZAP – i Gjykata etj.) në procesin e (ri) numërimit të votave dhe certifikimit të tyre aq më ngeshëm po e marrin VV dhe LDK procesin e marrëveshjes për krijimin e qeverisë. Për rrjedhojë nuk ka konkretizime inkurajuese nga takimet e grupeve punuese të partive që dolën fituese për krijimin e qeverisë së re. Pse ?

    Çfarë po ndodh? Kujt po i konvenon krejt kjo vonesë? A është një qendër, klan apo mekanizëm i cili ka ndikim dhe mund ta bëj gjithë këtë vonesë koklavitëse apo e tëra është një papërgjegjësi me gabime plotë javashllëk ballkanas të atyre që thjeshtë nuk po e kryejnë punën ashtu si duhet.

    1) A po bëhet KQZ-ja me mos certifikim të zgjedhjeve pengesë për dialog siç ishte bërë taksa e Qeverisë së kaluar?

    2) Kujt po i konvenon vonesa e certifikimit të zgjedhjeve?

    3) Kujt nuk po i konvenojnë rezultatet aktuale të zgjedhjeve?

    4) A mund ta përmbysin rinumërimet rezultatin aktual?

    5) Hyrja e NISMA-s a mund të determinoj balance te reja që e dobësojnë VV-n?

    6) A ka zvarritje të qëllimshme për krijimin e qeverisë dhe për çfarë arsye bëhen ato?

    7) A është zvarritja për ta bërë qeverinë, qasje e koordinuar (VV LDK) që rezulton nga frika prej të panjohurave që mund të sjell dialogu?

    8) Me prolongimin e krijimit të qeverisë a po i bishtnohet trysnisë së SHBA-ve për të hy në dialog me Serbinë menjëherë?

    9) A do të vazhdoj ftohja e raporteve me partnerët tanë ndërkombëtar që duan të ngutemi dhe ta fillojmë dialogun menjëherë?

    10) A ka gjasa që të shkohet prapë në zgjedhje sepse LDK-ja ja ka frikën dallimeve të mëdha me VV-n të cilat mund të bëhen barriera të pakalueshme për bashkëqeverisje?

    11) A ka kohë që krejt kjo të merret me nxitim sepse për dialog nuk është gati as Serbia që pas pak muajsh do të shkoj në zgjedhje?

    12) A mund të jenë interesat partiake e klanore përbrenda partive për ndarjen e ministrive që e prolongojnë pajtimin e nevojshëm për qeverisje?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!