Ismail Syla, ish këshilltari i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ishte president, ka kujtuar kohën kur PDK-ja doli partia e parë në zgjedhjet e vitit 2010.
Në një fotografi të publikuar, shihet atë kohë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi bashkë me Enver Hoxhajn, tani kryetar në detyrë dhe kandidat i PDK-së, për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Ish-presidenti Thaçi shihet duke festuar me një gotë verë në dorë.
Atë kohë PDK-ja e Hashim Thaçit kishte dalë partia e parë, e pasur nga LDK dhe Vetëvendosje e treta.
Pikërisht më 2010 Lëvizja Vet vendosje iu fut për herë të parë garës zgjedhore.
11 vite më pas, në zgjedhjet e e së dielës, Vetëvendosja doli partia e parë me 47.87%, PDK e dyta 17.40% dhe LDK e treta 13.07%. /Reporteri.net