×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti i përdori Boiken Abazin dhe të tjerët për eksperimente politike në Shqipëri

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 9:46

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i përdori Bojken Abazin dhe dy kandidatët tjerë për eksperimente politike në Shqipëri.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani që ishin kandidatët për deputetë nga VV në Shqipëri u përdorën sikur të ishin kavje – minj të laboratoreve – për eksperimente politike, shkruan Reporteri.net.

    “Kur eksperimentet dështojnë, minjtë nuk i llogarisin as si viktima dhe askush nuk merr përgjegjësi!”, shkruan tutje Behramaj.

    Ndryshe, të dielën e 25 prillit janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku për herë të parë morën pjesë edhe tre kandidatë nga LVV-ja.

    Ndërkohë procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në gjithë vendin dhe me numërimin e deritashëm, rreth 90 për qind të kutive të votimit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama prin me aktualisht 73 mandate të siguruara nga 140 sa janë në tërë Kuvendin e Shqipërisë.

    Ky është postimi i plotë i Behramajt:

    Bojken Abazi dhe dy kandidatët tjerë u përdorën nga Albin Kurti sikur të ishin “kavje” – minj të laboratorëve për eksperimente politike në Shqipëri. Kur eksperimentet dështojnë, minjtë nuk i llogarisin as si viktima dhe askush nuk merr përgjegjësi!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!