×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 11:03

    Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. 


    Me këtë rast, Behramaj ka thënë se Osmani e ka kopjuar inaugurimin e Thaçit.

    “Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. Në vend të kësaj, ajo si një “supervashë” na u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president, por duke e marrë mandatin e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i është betuar për lojalitet.Një ditë më parë, Kurti qenka përkujdesur që edhe masat për mbylljen e vendit t’i shtyjë për të mërkurën, pas përfundimit të kësaj pseudoparade politike!” ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!