×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryenegociatorja: Qeveria i ktheu nga pavarësia në protektorat dy pikat kufitare në veri

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 11:00

    Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dy pikat kufitare në veri të vendit u kthyen nga pavarësia në protektorat.


    Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale i ktheu dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në protektorat ndërkombëtar, shkruan “Indeksonline”.

    “Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

    Postimi i plotë i Edita Tahirit:

    SOT DY PIKAT KUFITARE NË VERI TË VENDIT U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT

    Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo don të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rreshqitur mbrapa ne protektorat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!