×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Hasani tregoi diçka për Haradinaj që i bëri të gjithë të qeshnin në tubimin e AAK-së

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 20:16

    I sapo aderuari në AAK, Bajram Hasani, ka mbajtur sot fjalimin e parë partiak gjatë një tubimi të kësaj partie në qytetin e tij të lindjes, Gjilanin.


    Ish-ministri i Tregtisë, që erdhi në AAK nga partia e Nismës, tregoi se si kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj nuk lejonte fjalime të gjata në projektpropozimet e ministrave në mbledhjet e Qeverisë.

    “Kur mbanim mbledhjet dhe fjalimet zgjatnin shumë, kryeministri i binte butë mikrofonit në mënyrë që të e bëntë të ditur të mos e zgjatnim shumë dhe të përfundonim”, tregoi Hasani.

    “Kjo bënte që të përgatitnim fjalime të shkurtëra, dhe tani ndihem i detyruar që edhe sot të mos e zgjasë shumë fjalimin tim”

    Kjo i bëri shumicën e pranishme që të qeshnin.

    Ndërsa edhe Haradinaj kur u ngrit të fliste e përmendi këtë punë.

    “Tash më ka obliguar ministri mos me fol gjatë”, tha ai në fillim të fjalimit në mënyrë satirike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!