×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i NISMA-s shtrëngon duart me Ramushin dhe thotë se ja solli 244 anëtarë AAK-së

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 19:54

    Ish-ministri dhe ish-zyrtari i NISMA-s, Bajram Hasani, përmes një shkrimi në Facebook thotë se partisë së tij të re, AAK-së së Ramush Haradinajt ja solli mbi 200 anëtarë të rinj.


    “244 anëtarë të ri iu bashkuan sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Ata iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj. Faleminderit atyre që më ndoqën pas! Faleminderit të gjithë juve që na besoni! Vetëm bashkë ne e bëjmë më të mirën për Kosovën tone”, ka shkruar Hasani në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ditë mmë parë Hasani aderoi edhe zyrtarisht në AAK, pas largimit nga NISMA Socialdemokrate. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!