Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
Ismaili ka njoftuar se me të kuptuar rezultatin janë vetizoluar.
Postimi i tij i plotë:
Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.
Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.
Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.