Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka ironizuar me sulmin e sotshëm të bërë ndaj zëvendëskryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.
Në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi të vezëve, dhe ka shkruar se i ka porositur, me planin për ta sulmuar me to kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
“I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”, ka shkruar Hasani, i cili është gjilanas.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u sulmua sot nga disa qytetarë me vezë. Policia është në kërkim të sulmuesve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.