×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Ministri Zemaj thotë se është e konfirmuar ardhja edhe e 100 mijë vaksinave anti-Covid në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 20:18

    Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 100.620 vaksina anti Covid në qershor, për qytetarët e Kosovës.


    Zemaj përmes një postimi në Facebook, thotë se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina antiCovid. Këtë komunikim thotë se a përcolli ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    “Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Kujtojmë se sot ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave të moshuar me vaksinën antiCovid në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!