×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish redaktorja e televizionit serb RTS bën shqiponjën me duar, fton edhe serbët tjerë ta bëjnë këtë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 10:38

    Vera Rankoviq, ish-korrespondente dhe redaktore e televizionit shtetëror serb RTS, aktualisht artiste ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, për çka ka marrë kritika të shumta nga bashkëkombësit e saj.


    Në imazhin e publikuar, ajo shihet duke bërë shqiponjën me duar në shenjë solidarizimi me  pronarin shqiptar të furrës “Roma”, të cilit një javë më parë dhjetëra serbë iu mblodhën para furrës pasi vëllai i tij kishte bërë një foto të tillë, transmeton Reporteri.net.

    Mes komenteve, përpos kritikave, kishte edhe nga ata që vlerësuan gjestin e saj. “E dashur Vera Rankoviq, ti më ke bërë me emocione të forta saqë nuk mundem të mos them se të admiroj”, ishte njëri nga komentet.

    Ndryshe pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj sot do t’u shpërndajë bukë falas bashkëqytetarëve të vet. /Reporteri.net

    Vera Ranković

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!