×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i zyrës së Haradinajt, rehatohet në kolltukun si ambasador në Emiratet Arabe

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 11:02

    Avni Arifi ka nisur sot zyrtarisht ta ushtrojë punën si Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.


    Këtë informacion e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook, ku postoi edhe fotografi nga zyra e tij e re.

    “Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falënderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonë do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar Arifi në postimin e tij.

    Ndryshe, Avni Arifi ka qenë shef i kabinetit të kryeministrit Haradinaj deri para se të marrte detyrën diplomatike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!